Më shumë se 1,5 milionë vendas dhe të huaj vizituan sitet tona kulturore gjatë vitit 2025. Shifra u bë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ka krahasuar këto të dhëna me ato të para dy viteve dhe rezulton se numri i vizitorëve në sitet kulturore është rritur me 52% krahasuar me vitin 2023.

Kjo rritje reflektohet edhe në të ardhurat nga shitja e biletave, rritje e cila llogaritet të ketë arritur në 78% më shumë të ardhura krahasuar me vitin 2023.

Kalaja e Gjirokastrës vijon të kryesojë për të disatin vit radhë, listën e siteve më të vizituara, me 307,164 vizitorë.
Të tjera site me numër të lartë vizitorësh janë:

Parku Kombëtar i Butrintit – 295,152 vizitorë

Muzeu Gjergj Kastrioti – 182,083 vizitorë

Kalaja e Shkodrës – 178,942 vizitorë

Artikulli paraprakGONZATO MESAZH TË QARTË DREJTËSISË: TË ULET STOKU I DOSJEVE
Artikulli tjetërRAMA : SHQIPËRIA GATI TË FITOJË PAVARËSINË NGA PRODHIMI I ENERGJISË VETËM NGA UJI!