Kompanitë gjigante Google dhe Facebook kanë njoftuar se do të vendosini kusht punonjësve vaksinimin e detyrueshëm antiCovid, para se të kthehen në zyrat qendrore në Amerikë.

Ky vendim vjen si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të variantit Delta të koronavirusit.

Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Google, tha se kjo masë do të hyj në fuqi në SHBA “në javët e ardhshme” para se të aplikohet dhe në rang global për 144,000 punonjësit e saj në total.

“Secili, që vjen në punë në zyrat tona, duhet të jetë i vaksinuar”, deklaroi shefi i Google Sundar Pichai në një postim blog.

“Ne do ta aplikojmë këtë rregullore javët e ardhshme në SHBA dhe në muajt e ardhshëm do ta aplikojmë atë edhe në rajone të tjera”, deklaroi ai.

Jashtë SHBA-së rregullorja do të përshtatet me kushtet e rregulloreve ndaj koronavirusit si dhe sasinë e vaksinave në dispozicion në vendet përkatëse.

Ndërkohë, Facebook njoftoi nëpërmjet një deklarate se do të kërkojë nga kushdo që vjen të punojë në zyrat qendrore në SHBA të vaksinohet, shkruan Finacal Times.

Facebook planifikon, se duke filluar nga shtatori në zyra do të paraqitet 50 % e personelit. Ndërsa nga tetori zyrtarisht duhet të punohet sërish nga zyra.

Vendimet për vaksinimin me detyrim të punonjësve vijnë ndërsa punëdhënësit në të gjithë botën luftojnë nëse do të urdhërojnë që punëtorët të vaksinohen, apo jo. Që nga fillimi i pandemisë, industria e teknologjisë ka ndërmarrë vendime më shpejt për të mbrojtur punonjësit nga virusi, shpesh duke qenë shembull për kompanitë e tjera.

Kompanitë e teknologjisë ishin ndër të parat që mbyllën zyrat e në fillim të vitit të kaluar.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat kanë paralajmëruar për një “pandemi të të pavaksinuarve”, tha këtë javë se njerëzit e vaksinuar duhet të mbajnë maska në vende publike të mbyllura dhe në zonat ku ka transmetim të konsiderueshëm të koronavirusit.

Artikulli paraprakPUBLIKOHET HARTA E RE E COVID-19 NË EVROPË, JA SI ËSHTË POZICIONUAR SHQIPËRIA
Artikulli tjetërALASKA GODITET NGA TËRMET I FORTË 8,2 RIHTER, RREZIK PËR CUNAM