Pse ta keni një tablet dhe një laptop, kur mund ta keni vetëm një, që i kryen të dy funksionet? Raportet e reja mediale sugjerojnë se Google është duke e përgatitur një linjë të pajisjeve hibride të Chromebook që do të bazohen në dy sisteme operative; ChromeOS dhe Android.

Me këto pajisje, Google synon të rivalizojë drejtpërdrejt me konkurrentin e saj Microsoft e cila tashmë e ka në dispozicion modelin e njohur të tabletit, Surface Pro 3 dhe hibridet e tjera të bazuara në sistemin e saj operativ Windows. Sipas Digitimes, e cila raporton se pajisja e parë e Google që nga Chromebook Pixel do të bazohet në ChromeOS me tastierë e bashkangjitur, dhe në Android kur e njëjta do të përdoret si tablet. Është e paqartë nëse pajisja e re e Google e njohur ndryshe edhe si kombinimi 2-në-1 do të mbështetet në dy sisteme operative në mënyrë të pavarur ose do t’i lëshojë aplikacionet e Android në ChromeOS, diçka në të cilën Google njoftoi se ishte duke punuar gjatë konferëncës së saj të zhvilluesve – Google I/O 2014