Naim Hasani, është fermeri nga fshati Goricë në njësinë administrative Ana e Malit, i cili prej 25 vitesh merret me kultivimin e spinaqit. Si shkak i përmbytejeve gjatë 10 ditëve të fundit, fermeri tregon se serat që ka të mbjella me spinaq kanë shkuar dëm pasi vijojnë të jenë të mbuluara nga uji.

Një situatë e tillë ka krijuar vështirësi të mëdha ekonomike për të, pasi të ardhurat për familjen e tij i ka siguruar përmes kultivimit dhe tregtimit të spinaqit.

Fermeri kërkon nga shteti t’i japë subvencione dhe t’i dëmshpërblejë për dëmet që ka patur në bujqësi.

Një pjesë e sipërfaqeve tokësore në fshatin Goricë të njësisë administrative Ana e Malit, të cilat prisinin të jepnin prodhimin e kanë humbur funkionon e tyre nga përmbytjet duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.