Grabisin karburantin në afërsi të Kakavijës, arrestohen 4 shqiptarë

Policia greke ka arrestuar katër shtetas shqiptarë që akuzohen për një grabitje me armë, në rrugën Kakavijë – Janinë. Të arrestuarit me moshë nga 19 deri 27 vjeç, mësynë në një pikë karburanti pranë vendit të quajtur çesma e Pashait, në afërsi të Kallpakit. Tre prej tyre i kishin fytyrat të maskuara, nën kërcënimin e një arme kallashnikov, ata morën 1.100 euro që ndodheshin në arkën e karburantit, si dhe tre telefona celularë dhe u larguan me këmbë. Menjëherë u vunë në lëvizje forca të shumta të policisë dhe pas disa orësh ata të katër u gjetën të fshehur në një zonë pyjore, jo shumë larg vendngjarjes. Policia sekuestroi kallashnikovin me krehrin që kishte 25 fishekë, shumën e vjedhur të eurove dhe celularët, si dhe 18.500 lekë.

Artikulli paraprakKAPET GRABITËSI I URBANIT TË UNAZËS, FATORINO VIDHTE QYTETARËT
Artikulli tjetërVLAHUTIN: MANDATI I QEVERISË SË RE RAMA – MANDAT PËR REFORMAT