Katër shqiptarë janë autorët e dyshuar të grabitjes ndaj 85-vjeçarit Giuseppe Sparta mesnatën e së premtes në Ligano. Ata po mbahen në paraburgim në burgun e Udines.

Konfirmimi vjen nga kryeprokurori i Udines Antonio De Nicolo, i cili flet për një situatë të hetimit të rrjedhshëm, me përgjegjësi për t’u konstatuar. Dosja është e hapur si për plaçkitje ashtu edhe për rrëmbime, shkruan Rainees.

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Ndërkohë mësohet se i moshuari u lidh nga shqiptarët. Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.