Një prej kishave të qytetit të Korçës, ‘Kisha e Shën Sotirit’, kishë e minoritetit vlleh e cila ndodhet në hyrje të parkut të qytetit ka qenë shenjestra e radhës për grabitësit.

Dyshohet se disa persona kanë përdorur mjete të forta për të hapur arkën në cepin e jashtëm të kishës por nuk kanë arritur ta vjedhin atë për shkak se ishte pozicionuar brenda një pjese muri ndërsa hapja ishte nga brenda kishës. Grabitësit duket se kanë pasur si synim të vjedhin lekët të cilat hidheshin nga besimtarët gjatë ditës, por nuk kanë mundur ta finalizojnë qëllimin e tyre dhe janë larguar duke lënë kështu të dëmtuar këtë pjesë të objektit të kultit, që ndodhej në pjesën e jashtme të rrethimit të kishës. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për rastin, por ende nuk ka asnjë autor të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Ky nuk është rasti i parë kur objektet e kultit bien pre e grabitësve dhe në shumicën e rasteve edhe pse dëmet janë të mëdha, autorët kanë mbetur të paidentifikuar

Artikulli paraprakNDIHMUAN 3 TË HUAJ TË KALOJNË KUFIRIN, ARRESTOHEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërMASAKROHET SHQIPTARI NË NJË BURG NË FRANCË