Korçë – Grabitet banesa e çiftit, u zbrazin dy kasafortat

Një çift bashkëshortësh kanë rënë pre e grabitjes me armë në Korçë. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në datë 30 tetor 2016, rreth orës 03:00, në fshatin Lumalas. Tre persona të maskuar dhe me armë janë futur në banesën e shtetasit me iniciale I.Sh, 60 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin në dy kasaforta një shumë parash. Policia bën me dije se shtetasi I.Sh, ka një aktivitet privat në fushën e tregëtisë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve. Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.