Tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një shumë të konsiderueshme prej 5 milion lekësh të vjetër në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm teksa grabitësit kanë marrë shumë prej 5 milion lekësh të vjetër në banesën e shtetasit Pashk Meli. Grabitësit teksa kanë qenë duke dalë pasi kanë marrë shumën e parave për një moment i kanë drejtuar armën djalit të shtëpisë Pashk Meli. Grabitësit nuk kanë folur asnjë fjalë por vetëm njëri prej tyre i ka drejtuar pistoletën të riut dhe janë larguar me shpejtësi.

Më përpara tre personat e armatosur kanë marrë edhe serverin e kamerave të sigurisë të kësaj banese duke u siguruar që të mos lënë asnjë gjurmë gjatë grabitjes. Pashk Meli sëbashku me babain dhe nënën e moshuar ndodheshin brenda në shtëpi në momentin kur ka ndodhur grabitja. Fillimisht ata nuk kanë dëgjuar asgjë por pak përpara se të largohen  e zonja e shtëpisë dhe djali i saj Pashk Meli kanë dëgjuar zhurmën dhe janë zgjuar por i riu është përballur me armën e drejtuar dhe nuk ka mundur që të bëjë asnjë lloj reagimi. Shuma e parave prej 5 milion lekësh të vjetër ndodhej në një arkë të madhe që kishte e zonja e shtëpisë.

Ajo paratë i kishte futur në arkën ku mbante edhe rrobat. Mesa duket autorët e grabitjes kanë patur informacion të sigurtë pasi kanë shkuar direkt tek arka duke e nxjerrë jashtë dhe duke marrë paratë brenda saj. Autorët sipas të zotëve të shtëpisë kanë hyrë në oborr dhe më pas përmes një dritare pas shtëpisë janë futur brenda banesës. Pasi janë futur brenda fillimisht dyshohet se janë ngjitur përmes shkallave të brendshme të shtëpisë duke marrë kamerat e sigurisë dhe më pas janë ulur poshtë duke grabitur edhe shumë e parave prej 5 milion lekë të vjetër që ndodheshin brenda arkës me rroba.

Familja Meli ka bërë denoncim në postën e policisë në Barbullush, pjesë e policisë vendore të Shkodrës duke treguar se çfarë ka ndodhur. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet por deri më tani nuk ka asgjë konkrete për zbulimin e grabitësve. Nga kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër shihet vetëm momenti i ardhjes me një mjet por nuk dihet se nga kanë ikur pasi kanë kryer grabitjen. Vjedhjet dhe grabitjet në Shkodër kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm në banesa duke krijuar një lloj frike tek qytetarët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTUMORET, FATALITETI MË I MADH TEK FEMRAT 30-40 VJEÇ
Artikulli tjetërBILANCI DITOR I COVID/ MSH: 22 RASTE TË REJA, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT