Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes me armë dhe maska. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në qendër të qytetit të Laçit.

Dyshohet se grabitja ka ndodhur nga dy persona të maskuar dhe me armë të cilët kanë vepruar në momentin kur është mbyllur banka. Mësohet se autorët kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda.Nuk dihet ende sa është shumë e marrë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e grabitjes.Policia ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Laç pasditen e sotme.Rreth orës 16:36, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i një Banke te Nivelit të Dytë, dega Laç, njofton zyrtarisht Policia..

Hetimet paraprake – Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se::Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar..Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Artikulli paraprakVKM/QEVERIA 109 MIJË EURO PËR FAMILJARËT E ZIVER VEIZIT EKZEKUTOHET VENDIMI I STRASBURGUT
Artikulli tjetërI BURGOSURI TELEFONON GRUAN, E KERCENON ME VDEKJE