Një dyqan ka rënë pre e grabitjes gjatë natës mes të dielës dhe të hënës në Tiranë.

Në rrugën “Qemal Stafa”, është thyer xhami i dyqanit të një kompanie private, me menaxher shtetasin O.T., ku sipas deklarimeve të O.S. në polici, janë marrë telefona celular dhe sende të tjera. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sakaq po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë, për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen si dhe për të identifikuar autorët.

Artikulli paraprakVRASJA E DEVI KASMIT, LIHEN NË QELI TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërPËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT ELEKTRICISTI QË HUMBI JETËN TE DIELEN