Një vjedhje me dhunë ka ndodhur një ditë më parë në një butik në “rrugën e Durrësit” në Tiranë, ku një person ka marrë një sasi lekesh dhe disa bizhuteri.

Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa janë marrë pamjet e kamerave te sigurisë, këqyrja e së cilave pritet të çojë hetuesit të autori. “Dje, në rrugën e “Durrësit“, një person i panjohur ka vjedhur me dhunë dyqanin butik në administrim të shtetasen K.B, vjeç 18, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë lekësh.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.