Te maskuar dhe nen kercenimin dy persona ende te pa identifikuar, kane grabitur çiftin e bashkeshorteve Sinani.Personat e maskuar i kane dale ne prite automjetit ku Seit Sinani dhe bashkeshortja e tij kane qene duke ikur per ne shtepi, duke ju marr keshtu shumen e te hollave prej 5 mln lekeve te vjetra.

Ngjarja eshte rregjistruar rreth ores 11 te mbrejes se kaluar, ne rrugen qe te qon per ne zonen e Patokut. Burimet bejne me dije se ne automjetin e grabitur ndodheshin vetem drejtuesi i mjetit dhe bashkeshortja e tij.Agresoret ende nuk jane identifikuar nga policia ndersa jane shoqeruar disa persona ne polici, ne lidhje me zbardhjen e kesaj grabitje. Kjo e fundit ka ngritur disa pika kontrolli dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ende nuk ka te dhena rreth autoreve te kesaj grabitjeje, ndersa hetimet kane nisur, per identifikimin dhe kapjen e tyre.