
NGJARJA NË QENDËR TË QYTETIT DYSHOHET SE ËSHTË VJEDHUR NJË SHUMË E MADHE PARASH. Maskat trondisin sërish qytetin e Shkodrës. Një grabitje me arme zjarri është regjistruar pasditen e se enjtes rreth orës 19:00 ne qendër të qytetit.
Kësaj radhe pre e grabitësve ka qene një kazino ne qendër te qytetit ne fillim te pedonales “Kole Idromeno”. Sipas dëshmitareve ne vendin e ngjarjes behet me dije se kane qene dy persona te maskuar te cilët kane hyre ne ambientet e brendshme te kazinosë nen kërcënimin e armeve, ku kane arritur te marrin edhe një shume te konsiderueshme parash. Dy te maskuarit kane arritur te largohen duke shfrytëzuar lëvizjen e shume te qytetareve, nga rrugica qe te shpie ne pedonalen e gjuhadolit pranë Kishës Françeskane. Blutë e Shkodrës kane nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje te rende, ku me sa mësohet janë marre ne pyetje dëshmitare te cilët kane qene prezent ne ambientet e kazinosë. Kjo ngjarje rikthen friken dhe pasigurinë ne Shkodër, ku vetëm gjate këtij muaji ky është rasti I dyte I grabitjes me maska ne kazinotë e qytetit te Shkodrës.