Grabitet me armë dyqani në Tiranë

Një grabitje me armë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Një dyqan në rrugën “Bardhyl” është grabitur nga një person i armatosur dhe i maskuar. Autori mori xhiron ditore të dyqanit dhe u largua me shpejtësi. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar autorin. Nga dyshimet paraprake të policisë, mendohet se autori ka përdorur një pistoletë lodër.