Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë dhënie kredie të vogla tek ‘Zogu i Zi’ në kryeqytet.
Një person i maskuar nën kërcënimin e një pistolete është futur brenda ambienteve të subjektit të kredidhënies dhe ka marrë një sasi parash ku më pas është larguar me shpejtësi.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë , Shqiponjat, Forca e Posaçme Operacionale. Ndërkohë Grupi hetimor po këqyr kamerat për të identifikuar autorin.