Në qytetin e Lezhës një person i armatosur ka grabitur pasditen e sotme një supermarket në rrugën Shtraus në pronësi të Zef Ercekut.

Personi i armatosur dhe i maskuar ka arritur të marrë xhiron ditore dhe të largohet në drejtim të paditur. Policia ka filluar hetimet dhe deri tani janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës 8 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me grabitjen.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se autori i grabitjes është një person rreth 20-vjeç dhe që mund të ketë patur dijeni për xhiron ditore të supermarketit.

Artikulli paraprakTRAFIKU I DROGËS, PROKURORIA KËRKON ARRESTIMIN E 3 POLICËVE
Artikulli tjetërFUSHË KRUJË, EKSPLOZIV DYQANIT USHQIMOR