Një banesë është grabitur në mes të ditës në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar disa minuta më parë në lagjen Nr.4 të qytetit.

Pronarët e banesës kanë qenë në punë në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe kjo me sa duket është shfrytëzuar nga grabitësit, të cilët me sa duket kanë qenë të informuar. Nuk dihet sasia e parave të marrë nga banesa. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Në qytetin e Korçës janë regjistruar shumë vjedhje gjatë muajve të fundit.