
Një shumë e madhe parash është vjedhur në një banesë në qendër të Shkodrës, pranë “Urës Dervishbeg” nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë brenda duke përdorur çelësin e shtëpisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, duke kryer ekspertizën dhe mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.