Grabitet nje banese , vidhen 100 milion lekë

Një vjedhje e një sasie të madhe parash është shënuar disa ditë më parë në Memaliaj të Tepelenës. Edhe pse ngjarja ka ndodhur në 1 Maj, burime zyrtare nga policia e Tepelenës, kanë bërë me dije vetëm gjatë ditës së sotme se ngjarja është shënuar në Memaliaj, në banesën e një 40-vjeçari me iniciale A.K. , ku “kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash”. Autorë e vjedhjes kanë arritur të hyjnë në banesë përmes derës kryesore. Ndërkaq, burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vjedhur banesa e Anesti.K., gjatë orëve të mbrëmjes, konkretisht rreth orës 22. Të njëjtat burime shtojnë se sasia e vjedhur e parave që është 55 milionë lekë të vjetra dhe 35 mijë euro, e përkthyer në lekë: rreth 100 milionë në total. Aktualisht, asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin.

Artikulli paraprakLËVIZJE NË POLICI, LARGOHEN DREJTUES TË LARTË 03/05/2017
Artikulli tjetërAMBASADA BRITANIKE-PARTIVE POLITIKE: MERRNI PJESË NË ZGJEDHJE, SHMANGNI DHUNËN