Nje pike e transferimit te parave ne Shengjin ka rene pre e grabitesve gjate nates nga disa persona te maskuar. 5 Hajdutet me maska dhe leva, kane mundur te marrin rreth 5 milion leke te vjetra ne nje pike Wester Union.

Ngjarja eshte regjistruar rreth ores 3 te mengjesit te dites se shtune ne qender te qytetit te Shengjinit.

Pavarsisht vjedhjes se kryer, hajdutet nuk jane larguar por kane tentuar te vjedhin nje exchange dhe nje pike e shitjesh te lendeve te ndertimit por jane ndaluar vetem nga renia e sistemit te alarmit te ketyre bizneseve.

Pasi nuk kane mundur te realizojne plotesisht planin e tyre, hajdutet jane larguar ndersa drejt Shengjinit jane nisur forca te shumta policie.

Keto te fundit ngriten postoblloqe dhe krehen zonen, por pa mundur qe te bien ne gjurmet e hajduteve pasi ato mbanin maska ne koke dhe identifikimi i tyre behet i veshtire.

Pronaret e bisneseve aty prane thone se vjedhje te tilla nuk ndodhnin prej kohesh ne qender te qytetit dhe krahas sigurise qe ata marrin vete kerkojne qe edhe policia e shtetit te jete me e pranishme gjate nates me kontrollet e tyre dhe jo te fokusohet vetem tek trafiku.

Policia po analizon edhe disa kamera sigurie per te pare nese mund te bjere ne gjurmet e hajduteve te cilet e kishin lene mjetin e tyre ne distance per te mos u filmuar.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRIKTHEHEN INERTET TEK VARREZAT E DËSHMORËVE
Artikulli tjetër“QUARTTETO DI CREMONA” PERFORMON NË SHKODËR