Persona te paidentifikuar kanë grabitur xhaminë Ebu Beker në qëndër të qytetit të Shkodrës.

2 persona, pa maska dhe vetëm me dy leva në duar kanë arritur të thyejnë deren duke hyrë brenda dhe hapur arkën e parave, e cila sipas të dhenave të myfinisë Shkoder kishte të hollat e hedhura 4 ditët e fundit nga besimtarët mysliman. Megjithatë nuk dihet shuma e grabitur. Policia është njoftuar vetëm në orët e para të mëngjesit, atëherë kur imami dhe besimtarët i janë drejtuar xhamisë për kryerjen e ritit të faljes. Blute e Shkodres kane kryer sekuestrimin e kamerave te sigurise per te identifikuar grabitesit. Megjithate kljo ngjajre, teper e rende ne Shkodër është dënuar edhe nga qytetarët e Shkodrës, ku kishte kohë ku objektet e kultit nuk ishin pre e grabitjeve duke na kthyer në vitet e erreta te grabitjeve ne Shkodër