Vetëm pak ditë më parë 4 pjestarët e familjes Jera në Kosmaç të Shkodrës u gjenden nën kërcënimin e armëve nga dy persona të maskuar. Ata hynë nga dera kryesore e banesës dhe me vete kanë patur një palë gërsherë me të cilat kanë prerë dryrin dhe thyer bravën e derës së brendshme. Në banesë ndodheshin kryefamiljari Palush Jera rreth 80 vjeç bashkë me gruan dhe me dy vajzat, njëra prej tyre e paralizuar.

Njëri prej autorëve i ka vëndosur në kokë armën e zjarrit të moshuarit dhe e ka kërcënuar duke I thënë se ku I kishte fshehur paratë, ndërsa autori tjetër ka vepruar duke marrë një shumë parash, 1000 paund si dhe sende me vlerë. Grabitja ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta kur autorët pasi kanë kryer grabitjen janë larguar me një motorçikletë të cilën e kishin parkuar përpara derës.

Djali i shtëpisë Nikolin Jera i cili ndodhet në Angli prej 30 vitesh sapo është njoftuar nga familjarët e tij është nisur të nesërmen direkt për Shqipëri.Ai tregon jashte kameras se autorët pasi kanë kryer grabitjen janë aksidentuar me motorçikletë.Drejtuesi I saj duke tentuar të largohet me shpejtësi ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës në afërsi të Kryebushatit.

Si pasojë të dy grabitësit janë plagosur duke marrë lëndime në trup pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy skafandra motori të gjakosura dhe dorezat e autorëve si dhe disa pjesë të mbetura të motorçikletës të cilat I ka sekuestruar si provë materiale.

Deri tani ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia vendore e Shkodrës, megjithatë burime kofidenciale bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes. Grupi hetimor ka marrë edhe kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë për të arritur deri në gjurmët e autorëve.

 

Artikulli paraprakRAMA THIRRJE TË RINJVE TË MOS LARGOHEN: ATO QË MBAROJNË ME REZULTATE TË LARTA IDENË E PARË E KANË TË IKIN
Artikulli tjetërBERISHA: SISTEMI TIMS U SULMUA NGA HACKERA QEVERITARË, DO ZHDUKNIN LIDHJET E QEVERISË DHE TË DEPUTETËVE ME KRIMIN