Një 44- vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur 110 makina në Tiranë, 7 në vlorë dhe 5 në Sarandë, si dhe në Itali, është arrestuar nga policia e Sarandës. 44- vjeçari Aleksandër Qarri është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.

Sipas bluve të Sarandës, 44- vjeçari ka kryer 5 thyerje mjetesh në qytetin bregdetar nga data 1- 17 dhjetor, në të cilat vidhte kryesisht kasetofonat dhe më pas i shiste në një servil në Tiranë. Sipas policisë 44 vjeçari shkonte të shtunën në darkë, dilte nga hoteli pas orës 2 të mëngjesit, vidhte dhe më pas udhëtonte drejt Tiranës me atobuzë në orën 5 të mëngjesit. Njoftimi i policisë: Sarande, arrestohet nje person i shumekerkuar. Ne pranga Aleksander Qarri, 44-vjec, lindur ne Novosele e banues ne Tirane, i divorcuar, i denuar me pare. Qarri dyshohet per 110 vjedhje makinash ne Tirane, 7 vjedhje makinash ne Vlore dhe 5 vjedhje makinash ne Sarande si dhe vjedhje ne Itali.

Policia e Sarandes e kapi mbreme ne oren 22.30. Nga data 1-17 dhjetor ka thyer 5 mjete ne Sarande, vidhte kryesisht kasetofona qe i shiste tek nje servis ne Tirane. Ne Sarande vinte te shtunen ne darke, dilte nga hoteli pas ores 2 te mengjesit, vidhte dhe nisej me autobus ne 5 te mengjesit per Tirane.

Artikulli paraprakPROTESTA E PD, POLICIA MERR MASA: JA KU NUK DO TË LEJOHET QARKULLIMI I MAKINAVE
Artikulli tjetërPROTESTA, MBËSHTETËS TË OPOZITËS NISEN NGA SHKODRA