Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e bankës së nivelit të dyte brenda ambienteve të Hipotekës. Gjithçka ka ndodhur brenda 2 minutave e 30 sekonda, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas 5 minutash.

Dëshmitarët, punonjës të ADISA, Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara kanë thënë në polici se grabitësi ishte i dobët rreth 170 cm i gjatë. Ata kane parë se grabitësi ka ardhur në ambientet e institucionit me një çader në dorë. Ka qëndruar tek dera e jashtme dhe pasi mbuloi kokën me kapuç dhe kapele hodhi çadren dhe u fut në ambientet e brendshme ku kërcënoi me armë punonjësit, të cilët u ulën në tokë. Ndersa arketarës nepërmjet xhamit i vuri pistoleten te koka. Dëshmitarët kanë thënë se grabitësi ishte i veshur me të zeza me kapuç e kapele me strehe. Sapo ka hyrë në ambientet e brendshme i ka drejtuar armen policit privat dhe e ka menjanuar tek muri dhe ka thënë “askush mos levizë”. Më pas është afruar tek sporteli nr 3 dhe i ka drejtuar armën arkëtares duke i përseëritur fjalët “leket se të vrava”. Arkëtarja për disa sekonda është ngutur dhe nuk ka bërë asnjë veprim.

Më pas grabitësi ka goditur me qyten e armes xhamin e sportelit. Pas këtij veprimi arkëtarja ka hapur kasaforten e arkes dhe i ka futur në një qese të zezë mbeturinash të gjithe paratë. Në dalje të institucionit ai është përplasur me derën prej xhami e cila është automatike dhe hapet me vështirësi. Policia eshte njoftuar nga alarmi i bankes sapo grabitësi është futur por nuk mundi ta arrestojë në flagrancë.

Artikulli paraprak2018-a, VËMENDJE TË SHTUAR PËR MJEDISIN
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA PËRPARA KRYEMINISTRISË, PLAGOSET KËMBËSORI