Shkon në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e një dite më parë të parave të një banke të nivelit të dytë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të kompanisë private të sigurimit, Fatmir Gapi. Një ditë më parë, policia arrestoi pesë punonjësit e kompanisë së sigurisë që po transportonte paratë e bankës. Burime zyrtare bënë me dije se janë arrestuar shtetasit: Xhelil Metaj, 43-vjeç punonjës SHPSF, Gentian Dedja, 31-vjeç punonjës SHPSF, Perparim Logu, 39-vjeç , punonjës SHPSF, Endrit Daçi, 31-vjeç , shofer i shoqërisë, Dashamir Balla, 42-vjeç shofer i shoqërisë.

Grabitja u regjistrua rreth orës 13:24 të së enjtes së 9 shkurtit 2017, në segmentin rrugor Qafë Kashari-Rinas, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me armë zjarri dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56, 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, 2 automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët. Mendohet se grabitësit kanë marrë 7-8 thasë me parë, por shuma monetare ende nuk është përcaktuar. Materialet proçeduriale në ngarkim të punonjësve të SHPSF do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes me arme” kryer në bashkëpunim mbetur në tentative dhe “Shpërdorim detyre”.

Artikulli paraprakSHËRBIMI NË HIPOTEKË , NJË PROBLEM PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMET, PROTESTË NË FSHATIN KUÇ