Pas tentativës për një grabitje ne Lezhë kanë dalë në pah detaje të reja që japin më shumë pamjen e kësaj ngjarje të rëndë ndodhur në qytetin e Lezhës.

Ndërkohë që policia e shteteit njoftoi se janë shoqëuar disa përsona në lidhje me grabitjen e një dite më parë në një banesë, ku autorët dhunuan edhe kryefamiljarin.

Por sipas njfitimeve policore behet e ditur se grupi iI grabitësve është dashur të përballet si fillim me qenin e shtepisë para se ti afrohej banëses për tu përballur me familjarët dhe për ti dhunaur ata në përpjekje për ti grabitur.

Grabitësit kanë mbytur qenin  cili sic duket i ka dikutuar si të huaj dhe ne këtë mënyrë ka dhënë alarmin me të lehura. Gruaja e shtpisë ka deklaruar në polici se për rreth një orë kemi parë tmerr me sy duke u përballur me grabitësit që kanë qene të armatosur.

Njoftimi i policisë thotë se : “Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.

Artikulli paraprakPRANGOSET NJË SHQIPTAR ME 29 KG HEROINË
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 FITON KUPËN E SHQIPËRISË MUND 4-0 SHKENDIJEN E TIRANES