Grabitja në Rinas, arrestohen policët privatë

Pesë punonjësit e kompanisë private të sigurisë që po shoqëronin paratë e një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit, kur u grabitën, u arrestuan. Arrestimi i tyre u bë me akuzën e “shpërdorimit të detyrëës”, pasi sipas rregullores, ata duhej të reagonin në momentin e sulmit të grabitësve dhe të qëllonin drejt tyre. Ndërkohë, aksioni për gjetjen e autorëve të grabitjes vazhdon dhe në të janë përfshirë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Autorët kanë djegur mjetet me të cilat kanë lëvizur në zonën e Tapizës. Megjithëse të djegura, grupi hetimor shpreson që me anë të ekspertizës të gjejë gjurmë gishtërinjsh të njërit prej autorëve, që dyshohet se janë pesë të tillë. Po ashtu, ekspertiza do të kryhet edhe tek mjetet e kompanisë private të sigurisë për gjetjen e provave që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve.