Kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare Spartak Braho i ka dërguar një shkresë ministrit të Brendshëm.

Në letrën e tij, Braho i kërkon Tahirit informacione mbi grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën rreth 1 milion euro në pistën e aeroportit. Deri tani ngjarja në fjalë ka mbetur pa autor, me Policinë e Shtetit dhe kompaninë konçesionare TIA që ia faturojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës.