Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë ku një djalë i ri është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë të tij dhe pasi është goditur me sende të forta i është marrë edhe celulari.

Burime nga policia thanë se kanë ndaluar njërin nga të dyshuarit, ndërsa është në kërkim një tjetër. Në pranga është vënë Adriatik Kaci, 24 vjeç, banues në Tiranë, i ciuli akuzohet për “plagosje të lehtë me dashje” dhe “vjedhja”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi ky person në datën 16 dhjetor 2017, rreth orës 03:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu” dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me 27-vjeçarin me inicialet P. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, kanë goditur me grusht në kokë dhe i kanë vjedhur telefonin 28-vjeçarit me inicialet E. B., banues në Tiranë.

Policia po vijon punën për kapjen dhe ndalimin edhe të bashkëpunëtorit me inicialet P. S. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.