Një grabitje me dhunë ka ndodhur në orët e paradites së sotme në Tiranë. Rreth orës 11:00, në Paskuqan, Eragon Aliay është futur në dyqan celularësh të një kompanie dhe pasi ka shtyrë shitësen me forcë ka marrë 8 aparate celular dhe është larguar me vrap.

Shitësja e dyqanit ka njoftuar Policinë në numrin 112, ku në drejtim të adresës së dhënë janë nisur menjëherë shërbimet policore si dhe skuadra “Shqiponjat. Në afërsi të vendit të ngjarjes ishte duke lëvizur në këmbë për të shkuar në punë edhe një punonjës policie i Repartit Special Shqiponjat, i cili porsa ka parë personin e lartpërmendur që po vraponte dhe shitësen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Eragon Aliay kur ka parë se po e ndiqte punonjësi i Policisë ka hedhur në rrugë aparatet celularë dhe ka vijuar lëvizjen me vrap por që është kapur nga punonjësi i policisë ku në ndihmë të tij mbërritën edhe dy patrulla të Policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë numër 5 Tiranë. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit, u bë arrestimi në flagrancë i Eragon Aliay, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Izrael, (me pasaportë Izraelite).

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 aparate celular. Shtetasi lartpërmendur kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë dhe sipas informacioneve nuk kishte destinacion final por endej rrugëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakGODITET GRUPI QË TRAFIKONTE DROGË, NË PRANGA 5 SHQIPTARË
Artikulli tjetërTJETËR BIZNESMEN NË PRANGA PËR DËMIN 9 MILIONË DOLLARË NDAJ SHTETIT