Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas tentativës së dështuar për të grabitur nën kërcënimin e armës, së bashku me një tjetër person, i cili ka mundur që të arratiset.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Athinë, kur dy personat e armatosur janë futur në dyqan duke kërcënuar klientët dhe punonjësit, e duke marrë më pas kasafortën.

Por policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, e teksa tentonin që të largoheshin me një makinë të vjedhur, janë aksidentuar.

Pas aksidentit shqiptari është arrestuar, ndërsa personi tjetër është arratisur.

Artikulli paraprakSULMET KIBERNETIKE TË IRANIT NDAJ SHQIPËRISË, FLET ZYRTARJA E SHTËPISË SË BARDHË
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA MJESHTRI I MADH I PIKTURËS SHQIPTARE, SALI SHIJAKU! PREJ DISA DITËSH ISHTE I SHTUAR NË SPITAL NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE