Vjedhjet masive kanë alarmuar banorët e Shkodrës.

Edhe pse jo ne shifra zyrtare nga blute e Shkodres vetem gjate diteve te para te muajit Prill, jane evidentuar me shume se 5 grabitje te banesave, vjedhje te automjeteve dhe prones private dhe publike. Keto jane raste te pazbardhura dhe nje situate qe krijon frike per banoret e shkodres. Bëhet e ditur se, vetëm në një muaj janë vjedhur 11 automjete, ndërsa policia nuk ka ndaluar asnjë autor për këto grabitje. Për këtë shkak, banorët janë detyruar t’i ruajnë vetë makinat edhe gjatë natës.  Vjedhjet automjeteve kryhen kryesisht gjatë orëve të natës, ndërsa makinat e pikasura nga grabitësit më së shumti janë të tipit “Mercedez Benz”. Sipas burimeve, grabitësit veprojnë në lagje të ndryshme të Shkodres, ku fillimisht përgatisin terrenin disa ditë më parë dhe më pas veprojnë. Preh e grabitjeve nuk janë vetëm makinat apo banesat, por edhe varrezat. Grabitësit jo vetëm që kanë grabitur sendet me vlerë, por edhe i kanë dëmtuar këto varreza. Persona të panjohur futen në banesa dhe marrin sende me vlerë dhe largohen. Grabitësit veprojnë në mes të ditës, në momentin kur nuk ka njeri në banesa. Në mjaft raste, grabitjet janë kryer me dhunë. Kryesisht preh e dhunës kanë rënë të moshuarit që janë ndodhur në banesë në momentin e grabitjeve. Në asnjë rast policia nuk ka arritur të zbulojë autorët e grabitjeve. Për këtë shkak numri i tyre është rritur.