Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi bashkëpunim tripalësh Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura në kuadër të plotësimit të rekomandimeve për procesin e integrimit të vendit në BE. Ruçi: Unë sot kam disa mesazhe për kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe nënkomisioneve të Kuvendit: Është e nevojshme të bashkërendohet kalendari i komisioneve parlamentare për kontrollin parlamentar ndaj qeverisë me kalendarin e kontrollit për çështjet e rekomandimet e ngritura nga të gjitha institucionet e pavarura. Është me rëndësi që çdo komision të hartojë planin tematik të kontrollit parlamentar për çështje me interes publik ose për të cilat ka moszbatim të institucioneve të pavarura.

Është e nevojshme të hartohet lista e dëgjesave dhe ajo e informacioneve me shkrim për gjetjet dhe masat e kërkuara në progres raportin e vitit dhe për niveline zbatimit të masave që rekomandojnë prgres raportet. Komisionet të ndjekin me dinamikë zbatimin e rekomandimeve të mekanizmave monitorues, të konventave ndërkombëtare dhe të institucioneve të pavarura dhe hapat e hedhur me bashkëpunimin tripalësh Kuvend-qeveri -institucione të pavarura.

Artikulli paraprakBE DËNON DHUNËN NË PROTESTË DHE SJELLJEN NË PARLAMENT
Artikulli tjetërBUSHATI I KËRKON RUÇIT: MEKANIZËM MONITORIMI PËR ZBATIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI