Gratë dhe nënat në fabrikën e rrobaqepësisë “Madish” në Shkodër janë bërë pjesë e një nisme të veçantë solidariteti, duke mbledhur ndihma në mbështetje të fëmijëve me aftësi të veçanta të shkollës “3 Dhjetori” në Shkodër. Kjo iniciativë synon të ndihmojë fëmijët, duke përcjellë mesazhin e përkujdesjes dhe mbështetjes ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë. Organizatorja e nismës u shpreh se kjo ide lindi nga dëshira për të qenë pranë fëmijëve me aftësi të veçanta dhe për t’u ardhur në ndihmë në prag të festave.
Në kuadër të nismës është mbledhur edhe një shumë e vogël monetare, e cila do të shërbejë për organizimin e një feste simbolike për fëmijët.

Kjo nismë ka nisur prej një jave dhe gjatë kësaj periudhe janë mbledhur rroba, lodra dhe ndihma financiare, të cilat do t’u vihen në dispozicion fëmijëve të shkollës “3 Dhjetori” në Shkodë

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBANTE VESHUR ANTIPLUMB SI I POLICISË,PROCEDOHET 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKODRA DHE ALPET NË MUAJIN E FESTAVE