
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Edi Rama: Duke ju parë të gjithave këtu po mendoja çfarë do të ndodhte me burrat dhe djemtë tuaj nëse ju për një muaj nuk do të ktheheshit në shtëpi. Në fakt kjo është e vërteta e ekuilibrit të çdo shtëpie që pa gruan është faktikisht pa çati dhe e vërteta e ekuilibrit të çdo shoqërie, siç është edhe shoqëria jonë që nëse sot ka shumë më tepër vend për gratë e vajzat në të gjitha hapësirat e jetës aktive, i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm, Partisë Socialiste.
Një grua shqiptare që e keni dëgjuar të gjitha, Elena Gjika, thoshte çdo shoqëri matet me vendin që i ka rezervuar gruas. E nëse e masim me këtë Shqipërinë, mendoj se i gjithë progresi në zgjerimin e hapësirës për gratë është pasqyrë e progresit të vendit dhe për këtë ne socialistët i kemi të gjithë arsyet të jemi më krenarë se gjithë të tjerët.