Duke filluar nga muaji janar I këtij vitit, gratë do të dalin në pension në moshën 61 vjeçare.

Krahasuar me vitin e kaluar, mosha e daljes në pension është rritur me 1 vit, çka ka sjellë pakënaqësi te gratë shkodrane. Të pyetura nga Star plus ato shprehen se këtë rritje graduale të moshës nuk e shohin si normale.

Ndërkohë, pasojat më të mëdha rritja e moshës së daljes në pension I jep punësimi I të rinjve shprehen qytetaret.

Reforma e pensioneve ka nisur që nga viti 2015 dhe përcakton një rritje graduale të moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë. Ndërkohë gjatë vitit 2020 nuk pritet të ketë ndryshim të moshës në pension për burrat, e cila deri më tani është 65 vjeç.

Artikulli paraprakSHIROKË, VIDHEN E DËMTOHEN NDËRTESAT PREJ DRURI
Artikulli tjetërVARRET E IDROMENOS DHE I MARUBIT, VIJON HARRESA