Një 50 vjeçar grek ra në prangat e policisë së Janinës për trafikim droge. Arrestimi i tij u bë Kalapi, teksa në mjetin me të cilin po udhëtonte u gjetën 101 kg e 350 gram marijuanë dhe një kallashnikov.

Lënda narkotike e paketuar në 65 pako u gjet e fshehur në sediljet e pasagjerit. Policia bëri arrestimin e 50 vjeçarit ndërsa në cilësinë e provës materiale sekuestroi drogën së bashku me armë, automjetin si dhe 200 euro cash dhe 2 telefona celularë.

Artikulli paraprakJERUZALEMI,META LETËR TRUMP-IT: KEQARDHJE PËR VOTËN E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërAKSIDENT FATAL, VDES SHQIPTARI