Policia greke ka arrestuar paraditen e të shtunës, dy shtetas shqiptarë, me moshë 28 dhe 25 vjeç.

Ata akuzohen për import dhe transport droge me qëllim trafikimin, si dhe hyrje të paligjshme në Greqi. Sipas komunikatës së policisë, arrestimi u bë i mundur në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me autoritetet shqiptare, që kishin sinjalizuar homologët grekë.

Ata u ndaluan në vendin e quajtur Asproklisi, 12 kilometra nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës. Ata po ecnin me këmbë duke mbartur tre çanta udhëtimi. Brenda tyre u gjetën 60 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 66 kliogramë.

Policia sekuestroi drogën dhe dy telefona celularë, ndërsa dy të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Igumenicës, ku pritet të mbahen në paraburgim.