Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY, konfirmoi 427 raste të reja me koronavirus në Greqi, 9 prej të cilëve janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 140526.Ndërkohë që 407 pacientë po trajtohen të intubuar, 902 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 vdekje të reja nga sëmundja COVID-19, duke arritur në 5.011 vdekje në total në vend.