Një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën të mërkurën pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje. Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime.

Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë. Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë.ko

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPAS PELESHIT, AMBASADORI I BE-SË SILVIO GONZATO TAKON KOÇIUN
Artikulli tjetërNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË ENJTE