Greqia po shkon drejt normalitetit, me heqjen e masave kufizuese në kontekstin e daljes nga regjimi i bllokimit për shkak të pandemisë së COVID.

Nga dita e sotme qytetarët nuk do të qarkullojnë më me orar të kufizuar dhe dërgimin e sms vetëm në 6 kode të lejuara. Gjithashtu, nga sot lejohet qarkullimi në periferi e zona të ndryshme të vendit. Po ashtu do të hapen muzetë dhe do të çelet zyrtarisht sezoni turistik dhe me dhjetëra fluturime do të priten ditën e nesërme në mjaft ishuj.

Turizmi hapet në dy faza: nga sot deri në fund të qershorit me më shumë kujdes, dhe nga korriku më masivisht. “Çelësi” i planit qeveritar është siguria në turizëm, me vaksinimin e të gjithë banorëve të ishujve nga njëra anë, me respektimin e masave specifike nga turistët nga ana tjetër.

Në veçanti, për udhëtimin në ishujt – me përjashtim të Lefkada, Evia dhe Salamina – është e detyrueshme të paraqitet një certifikatë vaksinimi, 14 ditë pas dozës së dytë, ose një test PCR negativ 72 orësh, ose një test i shpejtë 24 orësh, i cili do të jetë i vlefshëm nga 2 në 9 muaj më vonë. Duhet të theksohet se kontrolli do të jetë i detyrueshëm nga linjat ajrore dhe anijet, ndërsa kushtet e mësipërme duhet të plotësohen nga të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj.

Njësitë shitëse nuk do të funksionojnë më me stilin click inside-click away (me takim paraprak apo marrje porosish telefonike). Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU: 192 MIJË QYTETARË NË VENDIN TONË KANË MARRË TË DYJA DOZAT E VAKSINËS ANTI-COVID
Artikulli tjetërMOT I PAZAKONTË NË SHKODËR, BRESHËRI ZBARDH QYTETIN NË MES TË MUAJIT MAJ (VIDEO)