Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar nëpërmjet një postimi në “Twitter” Greqinë, si kryesuesen e ardhshme të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Në postim, Xhaçka ka shprehur të gjithë mbështetjen që ofron Shqipëria në përforcimin e miqësisë mes dy shteteve. Më tej, ajo nuk ka lënë pa përgëzuar shtetin turk për punën e bërë në Samit, pasi më herët, ajo ka qenë kryesuesja e saj.

Ndër sektorët që sipas Xhaçkës Turqia ka kontribuar më tepër, janë shëndetësia, kultura, turizmi, siguria dhe infrastruktura ndër-rajonale.

Postimi i plotë i Olta Xhaçkës:

Kam marrë pjesë sot në Samitin # SEECP në Antalia. Mirënjohës ndaj CiO për forcimin e bashkëpunimit. mbi shëndetin, kulturën, turizmin, sigurinë, infrastrukturën ndër-rajonale. I uroj çdo sukses CiO-së Greke të ardhshme. mbetet i përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët.

Artikulli paraprakBELGJIKA KALON NË FAZËN TJETËR TË EURO2020, DANIMARKA THUAJSE ELIMINOHET
Artikulli tjetërPASDITJA SJELL DENDËSIM VRANËSIRASH NË LINDJE TË VENDIT, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT