Në Greqi dy persona humbën jetën ndërsa 6 zona janë zona me rrezik të lartë nga zjarret që janë përhapur në të gjithë Greqinë.

Retë e mëdha të tymit po dalin mbi periferinë veriore të Athinës dhe njerëzve po u kërkohet të lënë banesat e tyre.

Një 38 vjeçar i cili po punonte si zjarrfikës vullnetarë humbi jetën nga një shtyllë elektrike që ra në një periferi të kryeqytetit. Ndërkohë 20 të tjere janë plagosur.

Viktima tjetër është presidenti i Dhomës së Tregtisë të Athinës, Konstantinos Michalos. Ai u gjet pa ndjenja në një fabrikë.

Kryeministri i Greqisë thotë se vala e të nxehtit e ka kthyer vendin në “një fuçi baruti”.

Zjarrfikësit po luftojnë për të fikur 154 vatra zjarri që janë përhapur në të gjithë vendi.

Të favorizuar dhe nga era vatrat më të mëdha të zjarrit janë në very të Athinës.Vatra zjarri ka dhe në ishullin Evia ku gjatë natës janë evakuar banorët.

“Po përballemi me një tjetër natë shumë më të vështirë” tha mbrëmë ministri Nikos Hardalias.

“Zjarre të mëdha me një intensitet të paprecedentë janë përhapur dhe të gjithë forcat po luftojnë ditë e natë për të shpëtuar jetë së bashku dhe me vullnetarë.”

Mijëra njerëz u është kërkuar të evakuohen nga banesat tyre në Athinë ndërsa hiri e bloza kanë mbulur të jgitha banesat, shtëpitë dhe makinat.

Greqia nën pushtetin e flakëve: Njerëzit ikin nga banesat, 2

Greqia nën pushtetin e flakëve: Njerëzit ikin nga banesat, 2

Artikulli paraprakTHE ECONOMIST: PËRSHTATJA ME NDRYSHIMET KLIMATIKE, NJË BOTË 3°C MË E NGROHTË NUK ËSHTË E SIGURT
Artikulli tjetërITALIA NË LUFTË ME FLAKËT, SICILIA SHPALL GJENDJEN E EMERGJENCËS