Mënyra e hyrjes së udhëtarëve drejt Greqisë ndryshon nga e hëna e ardhshme me datë 7 shkurt. Për qytetarët e vaksinuar plotësisht, nuk do të kërkohet me në aeroporte, porte apo pika kufitare tokësore testi molecular PCR ose testi i shpejtë, por mjafton një certifikatë vaksinimi.

Direktiva e re u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në një deklaratë të shkurtër për televizionin public ERT.

“Prej ditës së hënë, 7 shkurt hyrja në Greqi për të gjithë ata që kanë certifikatë aktive vaksinimi do të bëhet pa kryerjen e testeve ndaj koronavirusit”- tha Thanos Plevris, ministër i Shëndetësisë.

Udhëzimi i ri përfshin përveç qytetarëve të BE që kanë një certifikatë europiane aktive pra, udhëtarët që vijnë në Greqi dhe janë të vaksinuar, edhe shtetasit shqiptarë, të cilët aktualisht paguajnë për kryerjen e testit molekular apo të atij të shpejtë, ndërsa i nënshtrohen edhe një testi suplementar në pikat kufitare. Tashmë edhe ata do të duhet thjesht të tregojnë certifikatën e tyre te vaksinimit.

Megjithëse Greqia regjistron numër treshifror vdekjesh ditore dhe ka mbi 140.000 raste aktive infektimesh, ministri grek i Shëndetësisë vlerëson se ky vendim pritet të nxisë ardhjet e turistëve bashkë me një sërë masash që do të bëjnë më të lehtë për vizitorët potencialë planifikimin e udhëtimit të tyre në Greqi.

Edhe Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias ka deklaruar se vendi po përgatitet këtë vit për të pritur vizitorët e sezonit veror më herët se çdo herë tjetër nga data 1 mars duke ndjekur shembullin e dy viteve të fundit në të cilat turizmi grek ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke dërguar një mesazh të fortë sigurie për udhëtarët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKON MBI 897 MIJË NUMRI I VIKTIMAVE NGA COVID-19 NË SHBA
Artikulli tjetërRRITEN ME 58 MLD LEKË KËRKESAT PËR KREDI GJATË 2021, QYTETARËT I MARRIN PËR BLERJEN E APARTAMENTEVE, BIZNESET PËR INVESTIME