Greqia ka përshëndetur marrëveshjen Beograd-Prishtinë për lëvizjen e lirë.

Ministria e Punëve të Jashtme shprehet me besimin se marrëveshja do të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian “Miroslav Lajčák” për dialogun Beograd-Prishtinë. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Artikulli paraprakDHUNUAN PËR SHTATË ORË 11-VJEÇAREN NË PRISHTINË, GJYKATA LË NË BURG 2 NGA 5 PERSONAT E AKUZUAR
Artikulli tjetërMBI 100 KG KOKAINË, SHKATËRROHET GRUPI KRIMINAL SHQIPTAR NË ZVICËR, MES TË ARRESTUARVE EDHE NJË GRUA