Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkoder Greta Bardeli së bashku me Lektoren e Fakultetit Juridik të Universitetit Europian te Tiranës, Erjona Canaj kanë promovuar librin e tyre të titulluar “E Drejta e Bashkimit Familjar në Bashkimin Europian dhe në Shqipëri”.

Në libër janë referuara me profesionalizëm juridik të gjitha legjislacionet apo rregullat të cilat i gëzojnë apo mbrojnë emigrantët.

Autoria Greta Bardeli u shpreh se ky punim specifik u vjen në ndihmë nga ana juridike edhe gjithë familjeve që duan të bëjnë bashkime familjare ne vendet e BE-së

Gjithashtu bashkëautoria e këtij libri Erjona Canaj solli në vëmendje se ky punim përcjell tre regjime të ndryshme juridike sa i takon bashkimeve familjare në BE.

Edhe kritika ka shprehur vlerësime për punën e bërë nga dy autoret e këtij libri.Kështu historiani i njohur dhe studiuesi Ferit Duka ndër të tjera theksoi se ky libër me vlerë ka sjellë mjaft aktualitet.

Studiuesja Alda Bardhyli u shpreh se ky punim ka vlera sidomos edhe në studimet juridike
Të pranishëm në këtë event ishin figura të njohura të artit , politikës , studiues,

shkrimtarë ,pedagog dhe kritik të fushës që dhanë vlerësime pozitive për punë e bërë nga Greta Bardeli dhe Erjona Canaj.

 

Artikulli paraprak“TI JE DASHURIA…”, NGA DAVID BOSETA
Artikulli tjetërSHIU SHFAQ PROBLEMET NË PALLATET E “TEPES”