Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Shkodrës Greta Bardeli, njëkohësh edhe kryetare e këshillit të Qarkut mohon se në këtë qytet ka një koalicion të fshehtë mes dy forcave më të mëdha politike, partisë socialiste dhe demokratike.

 

E pyetur se cila është arsyeja që për garën për kryetarin e këshillit të Qarkut të majtët votuan me 4 vota pikërisht Greta Bardelin, shprehet se një arsye mund të jetë se kandidatura e mirë e PD.

BARDELI: S’KEMI KËRKUAR VOTA TEK TË MAJTËT PËR QARKUN

Bardeli shprehet se ajo personalisht por as partia demokratike nuk kanë kërkuar votat në radhët e të majtëve siç mund të aludohet.

Po ashtu Bardeli hedh poshtë idenë se PD dhe PS në Shkodër po tentojnë të dëmtojnë LSI-në duke thënë se partia demokratike mban pozicionin e saj.

Ky është sqarimi i parë publik që bën Greta Bardeli duke qenë se prej ditësh aludohet për një koalicion të fshehtë mes PD dhe PS në Shkodër për të dëmtuar LSI-në, gjë të cilën nënkryetarja e partisë demokratike e mohon kategorikisht.