Greta Bardeli reagon per rritjen e çmimit te bukes

Postimi i plote i Greta Bardelit

Rritja e cmimit të bukës, rritja e cmimeve në përgjithësi, ulja e fuqisë blerëse, shenjat dramatike në tregun e ndërtimit me rritje të ndjeshme të çmimeve dhe indikacionet që paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndikojnë fort në këtë drejtim, flasin për një ekonomi të çoroditur, të korruptuar deri në palcë drejt rrënimit!

Shqiptarët kanë nevojë për një model qeverisje tjetër, që sheh interesat e tyre dhe jo të një grupi shërbetorësh të parave të botës së errët që tentojnë të njollosin shqiptarët e ndershëm! Sot është koha për aleancën më të madhe të qytetarëve që kërkojnë nje rrugë të drejtë për familjet e tyre!

Është koha për tu bashkuar rreth këtij qëllimi! Partia Demokratike sëbashku me qytetarët anë e kend vendit që orët e ER të numerohen mbrapsht!
#PartiaDemokratike

 

Artikulli paraprakPREJ DY JAVËSH NË INTUBIM, NDËRRON JETË NGA COVID FIZIOTERAPISTI I KOMBËTARES YLLI MIHALI
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET INTERESI PËR TË LEXUAR