Në Aquila të Italisë është mbajtur takimi përmbyllës i programit IPA CBC, ku pjesë e këtij takimi ka qënë edhe Shkodra.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Shkodrës ka qënë e ftuar në këtë aktivitet ku janë diskutuar ajo cfarë është arritur në kuadër të këtij programi por është diskutuar edhe në lidhje me hapat e metejshëm. Gjatë këtij takimi, ne Aquila të Italisë, Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli është takuar nga afër edhe me Kryetarin e Parlamentit europian, Antonio Tajani.
Gjatë këtij takimi të shkurtër, zonja Bardeli ka njohur Tajanin, më atë cfarë po ndodh kryesisht në Shqipëri, në procesin e decentralizimit të kompetenaceve, por edhe kompetencave që i janë lënë institucionit të Këshillit të Qarkut. Ajo ka njohur Tajanin edhe me resurset dhe mundësitë e zhvillimit të rajonit të Shkodrës, resursve turistike dhe ekonomike të cilat mund ti japin zhvillim të gjithë Qarkut të Shkodrës, ndërkohe që zonja Bardeli ka ftuar Tajanin në një vizitë zyrtare në Shkodër për të parë nga afër jo vetem qytetin por por tu njohur me të gjithë territorin.
Tajani ka mirëpritur ftesën e zonjës Bardeli për një vizitë në Shkodër, ndërkohe qe ka garantuar se Parlamenti Europian do të vazhdojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.